75 Mall Live Search
21:44 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

A do të shtyhen zgjedhjet në Podujevë? Flet KQZ-ja

Me 15 mars është paraparë të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.

Por pas vendimeve të sotme të Qeverisë së Kosovës lidhur me koronavirusin, mbetet pikëpyetje se a do të arrihet të zhvillohet ky proces zgjedhor.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin për të ditur nëse do të shtyhen zgjedhjet në Podujevë.

IndeksOnline: A do të shtyhen zgjedhjet e së dielës në Podujevë?

Valmir Elezi, KQZ: Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar.

Ndryshe në vendimet e marra sot nga Qeveria Kurti ndër të tjerash thuhet:

5. Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër./Indeksonline/