75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 16 Qershor 2023 / Gj. Sh

A do të shtyhet ndeshja Kosovë – Rumani? Flet Muharrem Sahiti

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ndeshja Kosovë – Rumani, mund të shtyhet, për shkak të gjendjes së rënduar në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Por këto lajme që kanë qarkulluar nga mediat rumune, janë mohuar nga drejtori i kombëtarës së Kosovës, Muharrem Sahit, shkruan IndeksOnline.

Ai për Express ka thënë se ndeshja do të zhvillohet sipas orarit të përcaktuar.

Ndeshja Kosovë – Rumani do të nis nga ora 20:45, dhe është e vlefshme për kualifikimeve e Kampionatin Evropian./IndeksOnline/