75 Mall Live Search
16:48 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / L A

A do të startojë Alexander-Arnold ndaj Cityt? Jep përgjigjen Slot

Arne Slot, po bën mrekullira në sezonin e tij të parë si trajner i Liverpoolit.

Skuadra e tij, ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj kampionit aktual të Evropës, Real Madridit.

Holandezi, u pyet nëse Alexander-Arnold do të startonte në ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt, pas rikthimit të tij mbrëmë.

“Trent Alexander-Arnold është në formë dhe gati për të filluar kundër Man Cityt”.

Ndërsa u pyet dhe për lojtarët tjerë si Ibrahima Konate dhe Conor Bradley.

“Konate dhe Bradley? Ata janë ende duke u vlerësuar, është e vështirë të shihet se ku janë për sa i përket lëndimit”, u shpreh Slot./IndeksOnline/