75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / kutia

A do ta udhëheq nesër skuadrën e Gjilanit në takimin ndaj Besës, Bylbyl Sokoli?

Bylbyl Sokoli arrin marrëveshje me klubin e Gjilanit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka arritur para pak çastesh marrëveshje me skuadrën e Gjilanit.

Sokoli do të jetë trajner i ‘Skifterave’ për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan IndeksOnline

Por, ‘Profa’ nuk do të jetë për takimin e nesërm me FC Besën, pasi punën do ta fillojë ditën e Dielë, ku edhe do të mbajë seancën e parë stërvitore me futbollistët e tij.

Kujtojmë se “Profa”, merr drejtimin e Gjilanit pas trajnerit Gentian Mezani i cili u tërhoq nga klubi para disa ditësh.