75 Mall Live Search
20:21 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / Gj. Sh

A do të transferohet te Galatasaray, flet Di Maria

Emri i Angel Di Maria është përfolur për një transferim të mundshëm te Galatasaray në ditët e fundit të merkatos në Turqi.

Futbollisti i Juventusit, së fundi e ka mohur një gjë të tillë, duke theksuar se është i lumtur te klubi italian, shkruan IndeksOnline.

“Jam i lumtur në Juventus – por nuk po flas me ta për marrëveshje të re apo me ndonjë klub tjetër, nuk jemi në këtë fazë… do të shohim”, deklaroi Di Maria për ESPN.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën u pyet edhe për një transferim të mundshëm te klubi argjentinas Rosario Central.

”Unë do të vendos për këtë, në momentin e duhur”, tha 35-vjeçari./IndeksOnline/