75 Mall Live Search
23:17 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

A do të vazhdoj BeerFesti pas incidentit, flet Ministri Shala

Pas një incidenti që ka ndodhur sonte në BeerFest ku u arrestuan 6 persona dhe 2 u dërguan në emergjenc, Endrit Shala ka treguar se nuk do të marrin masa për këtë sepse nuk është në kompetencën e Ministrisë por janë masa që duhet ti ndërmerr Policia, shkruan Indeksonline.

Shala ka treguar se inspektoriati i Ministrisë së tregtisë ka bërë inspektimin, e ku sipas tyre i gjithë oraganizimi ka qenë në bazë të rregullave, dhe ku organizatori ka siguaruar që të mos lejoj hyrjen në festival të personave nën moshën 18 vjeç apo të ju shes pije alkoolike.

Kurse festivalin “Beer and Wine” Shala kishte urdhëruar të mbyllej për shkak që ju shiteshin pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

Kjo kishte shkaktuar shumë polemika në publik./Indeksonline/.