75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / AR

A do të vazhdojë “Mission Impossible”? Tom Cruise: Askush se di…

Superylli 60-vjeçar i Hollivudit mori pjesë në premierën e filmit të tij “Mission Impossible – Dead” Reckoning Part One dhe siç pritej, ai u pyet nga një gazetar nëse filmat pritet të vazhdojnë pas këtij të fundit, i cili do të shfaqet në kinema në verën e vitit 2024.

Tom Cruise nuk i dha një përgjigje të prerë gazetarit, i cili e pyeti nëse do të luajë Ethan Hunt edhe shumë më gjatë. Aktori hollivudian u shpreh: “Nuk mund të përgjigjem tani. Dua ta shijoj këtë moment! Është një aventurë e mrekullueshme për të gjithë dhe mezi pres ta shoh“.

Aktori, i cili xhiron vetë të gjitha skenat e rrezikshme u shpreh se dëshiron të tregojë edhe histori të tjera në ekran dhe mendojmë se këtë ka ndërmend të bëjë, të paktën për aq kohë sa mund të durojë fizikisht.

“Në çdo rast, askush nuk mund ta dijë nëse dhe kur do të shkruhet fundi në një seri të tillë filmash, pasi gjithçka fillon dhe mbaron me publikun dhe sa i lumtur mbetet ai.”

Aktori aktualisht është duke promovuar filmin e 7-të radhazi “Mission Impossible”, me regji të Christopher McQuarrie, në mbarë botën. Partneriteti i tyre filloi shumë vite më parë dhe duket se po shkon mirë.