75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 22 Mars 2024 / L K

A do të votojë Pacolli për rrëzimin e qeverisë “Kurti?” Flet kreu i AKR-së

Kryeministri Kurti mbrëmë në një intervistë ka thënë se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.

PDK ka qenë partia e parë që ka kërkuar shkuarjen në zgjedhje.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë për Indeksonline se do të votoj pro rrëzimit të qeverisë, nëse vota e tij nuk do t’i shkaktoj ndonjë dhembje Kosovës.

“Sigurisht që vota ime do të jetë pro, nëse nuk do t’i shkaktojë ndonjë dhembje Kosovës. Të gjithë e dinë se jam munduar të mos shkaktoj ndonjë traumë politike për proceset në Kosovë. Kjo qeveri e ka sjellur Kosovën në një pozitë të paprecedentë dhe meriton dënimin e merituar. Gjithmonë kam shpreuar se do t’i kthehet realitetit, gjë që nuk ndodhi për më shumë se tre vite” ka thënë Pacolli për Indeksonline.