75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

A do të zgjidhet nënkryetar i kuvendit, deklarohet Rashiq

Deputeti Nendad Rashiq para fillimit të senacës ka thënë se megjithëse nuk u votua javë me parë për nënkryetar të kuvendit, pret që kjo të ndodhë sot dhe pse votat nuk varen nga ai.

“Nuk varet prej meje sa u përket votave. Nëse vjen radha ime dhe nëse votojnë për mua, normal se do ta  marr detyrën”, tha ai.

I pyetur se a pret se do t’i marrë votat e partive shqiptare, të cilat nuk e votuan herën e kaluar, ai tha se megjithëse ato nuk kanë ndryshuar qendrim, pret që kjo do të ndodhë.

“Sinqerisht herën e fundit kur kam menduar që kushtet janë pjekur sa i përket votmit, ai nuk ka ndodhur. Tani s’kam parë këto ditë që partitë politike shqiptare kanë ndryshuar qasje. Kështu që po pres, besoj që është e  mundur. Dhe vendimi i gjykatës i detyron të gjithë deputetët të votojnë dhe kam shpresë së do të ndodhë”, tha Rashiq./Indeksonline/