17:55 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

A do të zhvillohet derbi më i madh kosovar Gjilani – Drita në Prishtinë?

Ndeshja Gjilani – Drita, edicionin e kaluar u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbi 8 mijë shikues ishin të pranishëm në tribuna, duke e bërë këtë një nga 3 ndeshjet me shikueshmërinë më të lartë në Superligë për stinorin e kaluar.

Në kuadër të xhiros së 7-të, Gjilani dhe Drita do të zhvillojnë derbin e parë sivjet.

Drejtuesit e Gjilani këtë herë kanë vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Indeksonline.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe bileta do të kushtoj 3 euro. /Indeksonline/