21:23 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

A do t’i bashkohet PDK qeverisë Hoti? Flet Uran Ismaili

Ka disa javë që janë shtuar zërat që PDK-ja do t’i bashkohet qeverisë së Avdullah Hotit. Ndërsa mundësinë e bashkimit të PDK-së me LDK-AAK dhe Nismës Socialdemokrate, e ka mohuar sekretari i përgjithshëm i saj Uran Ismaili, transmeton IndeksOnline.

Ismaili i ftuar ne Debat Plus, ka thënë se ky nuk është një opsion që aktualisht subjekti i tij politik është duke e shqyrtuar.

“Në opsion nuk është ende që të jemi në qeveri. Ka pasur shumë zëra dhe është ngritur nëpër studio televizive si mundësi, por kjo nuk është përkrahur nga PDK”, tha Ismajli.

Sipas tij një kërkesë e tillë sipas Ismaili bëhet për shkak të përvojës që PDK-ja ka në qeverisje, e duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi me pandeminë Covid-19, ka shumë persona siç ka thënë Ismaili që po i kërkojnë PDK-së ta marrë situatën nën kontroll.

“Dëshira për ta pasur PDK në qeverisje, shihet më shumë si kërkesë e  përvojës që ka në ekzekutiv, edhe sot ne kemi kërkesa nga qytetarët që na thonë që të mundohemi me drejtu situatën, pra e kuptojnë vlerën e PDK-së në qeverisje, derisa ka të tillë që na thonë të mos bëhemi pjesë e kësaj qeverie” theksoi Ismaili.