A do t’i kthehet zejes së trajnerit Albert Bunjaku?
Javët e fundit emri i ish-selektorit të Kosovës, Albert Bunjaku ka qenë mjaft i lakuar nëpër media.
Ish-selektori i Kosovës është përmendur si zëvendësuesi i trajnerit të Prishtinës, Mirel Josa.
Indeksonline kontaktoi me Bunjakun për ta pyetur rreth kësaj teme.
“Nuk kam asnjë koment medial” tha Bunjaku, duke mos mohuar as pohuar spekulimet që po bëhen në media.
Që nga koha kur u largua nga posti i selektorit të Kosovës, Bunjaku nuk ka marrë nën menaxhim asnjë skuadër./Indeksonline/