19:08 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

A do t’i mbajë koncertet reperja më e kërkuar në estradë? Flet menaxheri, Rinor Hykolli

Pas një viti në luftë me pandeminë, këngëtarët shqiptar kanë nisur t’i mbajnë koncertet.

Ngjashëm ka vepruar edhe reperja e shumëkërkuar nga publiku, Tayna, shkruan Indeksonline.

Duke respektuar masat, personat që mund të marrin pjesë në një mbrëmje janë me numër të kufizuar.

Numri i të interesuarve për të parë nga afër performancën e reperës është më i madh se sa që është e lejuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ajo njihet si artisja më e paguar në estradë duke qenë e kërkuar në çdo vend ku ka shqiptar.

Në një prononcim për Indeksonline, menaxhari i famshëm Rinor Hykolli, i cili shqyrton koncertet e reperes nuk beson që ajo do t’i mbajë koncertet.

“Në këto kapacitete që janë të lejuara, nuk besoj që do të performojë”, tha ai.

Kujtojmë që reperja po shënon rekorde të dëgjueshmërisë në ‘Youtube’ ku së fundmi po e shijon suksesin e këngës ‘La Boca’ të cilin e solli në bashkëpunim me reperin francez, L’Algérino./Indeksonline/