18:59 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A do t’i publikojë më shpejt KQZ-ja rezultatet e balotazhit? [Video]

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë në Ditë Mbas Dite të televisionit Rrokum se KQZ është e përgatitur për procesin e votimit që zhvillohet këtë të diel.

Ai ka treguar në detaje përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Duke fol për pastrimin e listave, Elezi ka thënë se një gjë e tillë është një punë që bëhet zakonisht.

Elezi ka bërë të ditur se sot është dita e fundit për fletëvotimet që vijnë nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së ka premtuar që kësaj here ky institucion ka me i publiku rezultatet më shpejt se herave të tjera.