75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / OSH

A do t’iu vazhdohet kontrata stafit ndihmës shëndetësorë, flasin nga MSH-ja

1116 profesionistë shëndetësor dhe staf mbështetës  janë angazhuar përkohësisht gjatë pandemisë Covid19 të cilët ndihmuan në menaxhimin, paranadalimin dhe luftimin e pandemisë në gjithë territorin e Kosovës.

Qindra prej tyre kanë pasur kontratë afatshkurtër.

Ndërkohë,  angazhimi i tyre është drejt përfundimit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për IndeksOnline ka treguar që atyre punonjësve shëndetësor që iu skadon afati më 3 dhjetor mund t’iu vazhdohet kontrata.

Por sipas këtij institucioni duhet të merret një vendim për këtë çështje.

“Atyre që kontrata u skadon më 3 dhjetor, sipas kërkesave nga institucionet, mund t’u vazhdohen, por duhet të merret një vedim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ndërsa për obligimet e pakryera ndaj këtyre punonjësve, nga ky institucion thanë se do të kryen në momentin kur marrin raportet e tyre të kompletuara.

“Pagesat bëhen sapo të gjitha qendrat ku shërbejnë ata, t’i dorëzojnë raportet për punën e tyre të kompleturara”./IndeksOnline/