75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 23 Maj 2025 / S Z

A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar edhe sot grevën e nisur një ditë më parë, pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.

Sipas punëtorëve qëllimi i grevës është paga më të mira dhe kushte të dinjitetshme pune.

Njëri nga protestuesit tha se ata janë të vendosur që të qëndrojnë në grevë para komunës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Prej dje jemi në grevë dhe do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve tona që janë publike. Po presim takim me përfaqësuesit e komunës dhe se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërsa në këto momente ka filluar takimi në mes të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës dhe përfaqësuesve të kompanisë “Pastrimi”, ku do të diskutohen kërkesat e tyre./Indeksonline/