A duhet kosovarët të anojnë në garën presidenciale në SHBA?

Opinion nga avokati, Arsim Vranovci
Avokati i mirënjohur Arsim Vranovci u bënë thirrje partive politike dhe personaliteteve publike që të përmbahen nga animi për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve
A duhet Kosovarët të mbajnë anë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë? Avokati e thotë qartë: “Jo – në asnjë mënyrë!” Madje, ai u bën thirrje të gjitha partive politike dhe figurave publike në vend që të përmbahen nga çfarëdo deklarate apo pozicionim që mund të perceptohet si anim për njërin apo kandidatin tjetër për President të SHBA-ve, duke e quajtur këtë një proces kompleks politik me implikime që mund të jenë të shumta.
Z. Vranovci thekson se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të ndërtuara mbi bazën e miqësisë afatgjate, interesat e përbashkëta dhe respektin reciprok. Kjo lidhje historike është gurthemeli i politikës së jashtme të Kosovës dhe ka pasur ndikim të rëndësishëm në çështje kyçe, përfshirë pavarësinë e Kosovës dhe sigurinë rajonale. Sipas z. Vranovci, është esenciale që këto marrëdhënie të vazhdojnë të mbeten të paprekura dhe të pavarura nga dinamika politike e brendshme e Shteteve të Bashkuara.
“Në këtë ditë zgjedhjesh në SHBA, partitë politike dhe figurat publike në Kosovë duhet të tregojnë maturi dhe të shmangin çfarëdo animi politik apo qëndrimi që mund të krijojë përshtypjen se Kosova po përfshihet në çështjet e brendshme të tyre. Ky është parim i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili duhet respektuar për të ruajtur raportet me Shtetet e Bashkuara dhe për të mos krijuar përçarje apo ndasi që nuk i shërbejnë interesit tonë kombëtar,” tha z. Vranovci.
Ai thekson gjithashtu se ndërhyrja ose mbështetja për ndonjë kandidat specifik në këtë proces shumë të ngushtë zgjedhor mund të çojë në komplikime të panevojshme dhe të dëmtojë imazhin e Kosovës në sytë e politikës dhe publikut amerikan, që është duke ndjekur nga afër gjithë procesin elektoral. Prandaj, Avokati Vranovci thekson se sjellja diplomatike është thelbësore për të treguar pjekurin politike të Kosovës.