07:39 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A duhet ta mbani sekret tradhtinë?

Ka arsye të pafundme se përse njerëzit vendosin ta tradhtojnë partnerin – por çfarë supozohet të bëni kur afera të ketë përfunduar dhe ju ende dëshironi ta vazhdoni lidhjen me partnerin?

Sipas ekspertëve, ju gjithmonë duhet ta mbani sekret tradhtinë – pasi që nëse i tregoni partnerit ju vetëm do të shkaktoni dëme.

Këshilluesja e problemeve martesore dhe terapistja e seksit, Megan Fleming, ka thënë se ju jeni ajo që e bartni fajin, ndërkaq kur afera të ketë përfunduar, ju absolutisht nuk duhet t’ia përcillni këtë të vërtetë partnerit.

Në vend se ta ndani dhimbjen, Dr. Fleming sugjeron të përqendroheni në vetveten dhe ta identifikoni arsyen prapa aferës.

Ndonëse ka kuptim këshilla për të mos i treguar partnerit në mënyrë që ta kurseni nga një dhimbje e madhe, kjo gjithashtu nënkupton se do ta mbani tërë jetën një sekret shumë të madh.

Për këtë çështje, ekspertët kanë filluar të ndahen në dy mendime, ku ekspertja tjetër e lidhjeve, Susan Winter, thotë se ka raste kur duhet ta mbani sekret, e ka disa raste kur duhet ta tregoni të drejtën.

Sipas Winter, se a duhet t’i tregoni partnerit apo jo varet nga lloji i tradhtisë që e keni pasur.

Nëse ka qenë diçka që ka ndodhur vetëm një herë dhe shkas ka qenë alkooli, atëherë mos i tregoni.

Por nëse afera ka qenë zgjedhje e juaj e përsëritshme, atëherë kjo nënkupton se ekziston një problem brenda lidhjes ose brenda vetes tuaj dhe kështu duhet t’i rrëfeheni partnerit.

Në anën tjetër, disa psikologë tjerë thonë se nëse partneri dyshon se po e tradhton dhe ju pyet drejtpërdrejt se a jeni duke e bërë këtë, atëherë është e rëndësishme t’ia tregoni të vërtetën menjëherë.