07:24 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

A duhet të flejmë kur jemi të uritur?

Të qenurit i/e uritur ka një efekt negativ në të mësuar dhe në të punuar, madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Disa mendojnë se të shkoni për të fjetur teksa jeni i/e uritur është një ide e mirë sepse humbni peshë, shkruan Indeksonline.

Por shkenca e ka vërtetuar ndryshe, dhe madje ka vërejtur shumë efekte anësore nga urie.

Këtu keni disa arsye se pse nuk bën të shkoni për të fjetur, kur jeni të uritur:

Mund të fitoni peshë

Nëse e kaloni vaktin tuaj, më pas në vaktin tjetër jeni shumë të uritur. Kështu ushqimi bëhet më tërheqës dhe rrezikoni të hani më shumë.

Mund të bëni një gjumë më të keq

Shumica prej nesh kanë shkuar në shtrat të uritur. Mendimi i vetëm që keni është nëse mund të duroni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, ju duhet më shumë kohë për të fjetur.

Mund të humbni energjinë tuaj

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” për t’ju mbajtur aktiv gjatë ditës. Nëse vendosim të qëndrojmë të uritur dhe të zgjohemi me humbje energjie e me humor të keq, kjo do të jetë e dëmshme gjatë punës./Indeksonline/