75 Mall Live Search
18:45 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

A duhet të frikësohen serbët e Malit të Zi për të ardhur në Prishtinë? Përgjigjet Dejan Saviqeviq

Kosova do të ballafaqohet dy herë më Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020. Në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Podgoricë më 7 qershor, Mali i Zi është denuar nga Uefa që të luaj pa praninë e shikuesve.

Kjo për shkak të fyerjeve raciste që bëri publiku në drejtim të futbollistëve anglez në ndeshjen e fundit, transmeton Indeksonline.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq është pyetur nga gazeta serbe Mondo, se a duhet të frikësohen futbollistët serb që luajnë me Malin e Zi, kur të ballafaqohen me Kosovën në Prishtinë.

“Nuk mendoj ashtu, pse duhet të frikësohemi? Është ndeshje si gjithë të tjerat. Mbi të gjitha ne kemi një kosovar që luan për ne, është Fatos Beqiraj që poashtu mbanë shiritin e kapitenit kur mungojnë Saviq dhe Jovetiq. E kuptoj që është në interes të mediave që të shkruajnë dhe të zmadhojnë gjërat megjithatë e përsëris dhe mendoj që nuk do të ketë probleme” ka thënë Saviqeviq.

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi do të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.