13:22 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

A duhet të lë të fejuarin tim për ish-in me të cilin kam një seks të mahnitshëm?

I dashuri im i vjetër është rishfaqur në jetën time dhe ne jemi përsëri në dashuri.

Seksi me të është i mahnitshëm por si mund t’i them të fejuarit tim se dua të ndahem nga ai.

Unë jam 28 vjeçe dhe kam qenë me të fejuarin tim për katër vitet e fundit në lidhje. Ndërsa të fejuar kemi 1 vit.

Gjithçka shkonte mirë përderisa ai bleu një unazë të fejesës për mua.

Ai është 32 vjeç dhe është kaq kritik për mua tani. Ai nuk më jep më puthje e përqafime ashtu siç dua dhe ai nuk i dëshiron prej meje.

Jetë jonë seksuale është shumë e brishtë këto ditë.

Kur e pyes se çfarë është e gabuar ai nuk ka përgjigje.

Isha në  një pijetore me një mik kur vura re një djalosh të veshur me elegancë që vazhdonte të më vështronte. E kuptova se ishte një djalë me të cilin kisha shkuar me të sa ishim në shkollë. Ai është i moshës sime dhe ishte dashuria ime e parë.

Ai erdhi për të biseduar me mua dhe ndjeva një shkëndijë mes nesh, ashtu siç nuk kam ndjerë për një kohë të gjatë.

Më vonë, e gjeta në Facebook dhe pashë se ai ishte i divorcuar. Këmbyem mesazhe për disa javë. Filluam me shaka por dikur hynim edhe në kujtime e vjetra e kështu u hap edhe pasioni i vjetër.

Gjërat nuk ishin më të mira në shtëpi kështu që ne u takuam për një pije. Ishim duke folur për orë të tëra, pastaj shkuam në banesën e tij.

Ai më dha një puthje dhe nuk u përmbajtëm dot. Patëm një seks të nxehtë dhe të dashur- me të vërtetë ishte jashtë kësaj bote.

Tani e kam takuar atë për gjashtë javët e fundit. Ai nuk ka fëmijë. E njëjta gjë vlen edhe për mua. Dhe tani ajo çfarë mendojë është vetëm se si ta takojë ish-in tim.

Ai më thotë se duke më lënë mua në atë kohë ka qenë gabimi i tij më i madh.

Çfarë të bëj? Ende e dashuroj atë?

Përgjigja:  Duke se dashuria juaj ka filluar të ndryshoi kur jeni fejuar- pasi ju nuk ishit të gatshëm për këtë por ishte ideja e tij.

Është dëshira e tij aq e fortë që të keni fëmijë, saqë ai nxitoi të blejë një unazë përpara se të ishit gati.

Pyesni të dashurin tuaj nëse ai do të ishte në gjendje të martohet me ju. Në të njëjtën kohë bisedoni me të fejuarin tuaj. Nëse ai ende vazhdon të jetë i ftohtë atëherë prisheni fejesën e kthejani unazën. Mos e lejoni të ju lëndojë më shumë- por, në anën tjetër mos e tradhtoni.

Në kohën që ju jeni të lirë, ju mund të provoni edhe njëherë dashurin me ishin tuaj.

Vetëm mendojeni se ka qenë diçka e gabuar herën e kaluar- dhe keni kujdes se i dashuri juaj mund të jetë në panik kur të kuptojë se ju jeni të lirë për diçka më shumë./Indeksonline/