A duhet të ndëshkohet Henderson për sjelljet ndaj Klopp?
Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur opinione të ndryshme në lidhje me sjelljet e kapitenit Jordan Henderson ndaj trajnerit Jurgen Klopp.
Ky i fundit e zëvendësoi mesfushorin anglez në minutën e 70-të kundër Manchester United dhe Henderson shfaqi qartë pakënaqësitë e tij.
Sipas mediumit anglez “The Sun” Klopp ka “qëruar” hesapet me kapitenin pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes.
Të shumtë janë tifozët e Liverpoolit që kanë bërë thirrje në rrjetet sociale të ndëshkohet Henderson.
Paraqitjet e tij në këtë edicion për tifozët e “të kuqëve” kanë qenë zhgënjyese, andaj shumë tifozë mendojnë që anglezi nuk meriton të luaj në formacionin bazë.
Por ka pasur edhe të tjerë që i kanë dalë në mbrojtje Hendersonit. /Indeksonline/