00:55 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

A duhet të pimë çdo ditë ujë me limon, ç’mendojnë mjekët dhe dietologët për këtë trend në rritje

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi  ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye Living ju risjell në vëmendje një ndër pijet më të mira dhe më dobiprurëse për organizmin, uji me limon. Zbuloni të gjitha arsyet pse duhet ta pini ditë për ditë.

1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.