14:58 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A duhet të qëndrojë me të dashurin tim edhe pse ai nuk dëshiron fëmijë me mua?

Një 32 vjeçare ka treguar historinë e saj për “The Sun”. Ajo ka kërkuar ndihmën e psikologes pasi nuk di ç’të bëj, pasi i dashuri i saj nuk dëshiron të ketë fëmijë përderisa ajo e dëshiron këtë gjë.

Ky është rrëfimi i saj:

A duhet të qëndrojë me të dashurin tim edhe pse ai nuk  dëshiron të ketë fëmijë?

A duhet të qëndrojë me të dashurin tim dhe të rrezikoj që të mos krijojë asnjëherë familje, apo ta lë atë dhe të gjej dikë tjetër i cili i do fëmijët?

E di që duhet të dëgjojmë kokën tonë dhe jo zemrën në këtë rast.

Unë jam 32 vjeçare. Isha me një djalë për gjashtë vjet dhe ai me mbushi me shpresën për martesë dhe fëmijë.

Pastaj më la për një tjetër vajzë dhe ata bën menjëherë një fëmijë.

Vazhdova rrugës sime dhe takova të dashurin e ri me të cilin jam edhe tani. Ai ishte i mahnitshëm në fillim, por një vit më pas, ai ndryshoi.

Ai është egoist sa i përket seksit. Unë i kam kërkuar atij të jetë më i kujdesshëm pasi nuk është e drejt.

I thash atij se dua të kem fëmijë deri në moshën 35 vjeçe, por ai nuk është i sigurt nëse dëshiron ndonjë. Ai thjeshtë thotë se në qoftë se ndodh, por përderisa ai po kërkon ti bëj vetëm seks oral, atëherë kjo nuk ka mundësi të ndodh.

Përgjigja:

Me ose pa vetëdije, ai po sigurohet që të mos bëhet baba.

Në vend që të bëni kërkesa, pyesni pse ai është kaq i alarmuar nga ideja për të pasur një fëmijë. Cila është marrëdhënia e tij me babanë e tij?

Nëse nuk ishte është ndonjë problem në këtë aspekt, atëherë do të thotë ndoshta se ai tmerrohet nga angazhimet e mëdha.

Nëse marrëdhënia juaj është ende e mirë pavarësisht nga kjo çështje, unë do t’i jepja atij një vit kohë për këtë çështje./Indeksonline/