19:30 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / Gj. Sh

A duhet të startoj Lumbardh Dellova kundër Qipros?

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër do të luaj kundër Qipros në ndeshjen e fundit kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Trajneri Kosovës Alan Giresse, për këtë takim ka ftuar edhe mbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Dellova ishte i ftuar edhe në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut ku Kosova u mposht me rezultat 2-1, por që tekniku francez nuk i dha mundësinë për të debutuar me fanellen e Kosovës.

Por a duhet të startoj Lumbardh Dellova kundër Qipros?

23 vjeçari këtë edicion ka pasur paraqitje fantastike me Ballkanin, duke u kualifikuar edhe në fazën e grupeve të Confernec League, dhe paraqitjet e tij janë vlersuar lart mga shumë analistë të futbollit.

Ndeshja ndaj Qipros është një mundësi e mirë që Dellova të startojë dhe debutoj me fanellen e Kosovës për disa arsye të cilat mund ti lexoni më poshtë:
Mungesa e Kapitenit Amir Rrahmani për shkak të lëndimit,

Paraqitjet e tij të mira te Ballkani si lider i mbrojtjes,

Përvoja që ka pasur edhe në kampionatet tjera jashtë Kosovës,

Mos funksionimi i mirë i mbrojtjës në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut .

Të gjitha këto arsye janë të forta që Lumbardh Dellova të jetë startues në ndeshjen ndaj Qipros, por kjo varet nga trajneri Alan Giresse, i cili pëekundër se ka ftuar vazhdimisht futbollist nga kampionati i Kosovës, shumicës prej tyre nuk i ka dhënë mundësinë ta tregojn vetën./IndeksOnline/