A duhet të stërviteni sipas llojit të trupit tuaj?
Për një trup të bukur dhe forma ideale duhet të përshtatni stërvitjen e duhur me një dietë ushqimore të duhur, për të arritur qëllimet tuaj. Trupat njerëzor klasikohen në 3 rupe kryesore:
Endomorfs janë të rrumbullakosura dhe të butë, dhe të predispozuar për ruajtjen e yndyrës.
Mesomorfs janë katrore dhe muskulore, dhe të predispozuar për ndërtimin e muskujve, por jo ruajtjen e yndyrës.
Ektomorfs janë të hollë dhe mirë-strukturuar, por nuk janë të predispozuar për ruajtjen e muskujve apo yndyrës. Mirëpo pavarësisht formës trupit ato mund të ndryshojnë përmes stërvitjes së duhur dhe ushqimit.
P.sh. një ektomorf mund të llojë stërvitjen me pesha dhe të bëhet një mesomorf ose një endomorf mund të llojë dietën e duhur ushqimore dhe të ushtrojë stërvitje kardio për t’u bërë një ektomorf.
Prandaj nuk është e rëndësishme që të stërviteni vetëm me një program të caktuar duke u përshtatur sipas llojit të trupit tuaj. Pasi përmes stërvitjeve të ndryshme dhe regjimit ushqimor të duhur ju mund ta transformoni trupin tuaj.
Këshilla e mirë është të shkoni në palestër dhe do të punoni me të gjithë pjesët e trupit. Nëse qëllimi është ulja e yndyrës do të bëni një trajtim intensiv kardio, nëse qëllimi janë muskujt, trajnimet me pesha janë ato që ju duhen.