A duhet vërtet menjëherë pas stëvitjeve, të vrapojmë për një racion proteinash?
Çfarë të hamë para dhe pas trajnimeve është temë e shpeshtë diskutimi e ushtruesve, aq më parë i atyre, të cilët përpiqen të arrijnë të bëhen figura të mira.
Vite të tëra tashmë është i ngulitur qëndrimi se racioni i proteinave në trup patjetër duhet të futet sapo të përfundojë trajnimi.
Mirëpo, në kohët e fundit gjithnjë e më shumë po hulumtohet rreth kësaj teme, ndërkaq ne në vazhdim ju sjellim çfarë sot konsiderohet mënyrë e drejtë e ushqimit para dhe pas trajnimit.
Kur është i rëndësishëm racioni pas trajnimit?
Faktor i rëndësishëm lidhur me racionin pas trajnimit është racioni të cilin e keni përgatitur apo nuk e keni përgatitur më parë. Për ata të cilët shkojnë në palestër me lukth të zbrazët, racioni pas trajnimit ka rëndësi të madhe.
Futja e së paku 30 gramëve proteina në organizëm pas trajnimit i ndihmon rritjes së muskujve në procesin katabolik, i cili atëherë ndodh në organizëm.
Kur racioni pas trajnimit është më pak i rëndësishëm?
Për ata të cilët parapëlqejnë të hanë racionin e tyre para trajnimit, ndërkaq në të kanë përfshirë proteina, ajo që do të hanë dhe kur do të hanë pas trajnimit bëhet më pak e rëndësishme.
Amino-thartirat e rëndësishme ende mbesin në organizëm edhe pas racionit të parë, andaj trupi ende do të ketë përbërës të rëndësishëm për këndellje pas trajnimit.