A e dini çfarë simbolizon Logoja zyrtare e FIFA World Cup 2022?

Tashmë e disa ditë ka nisur Kampiuonati Botëror i futbollit, i cili po zhvillohet në Katar.
Por a e dini çfarë simbolizon Logoja zyrtare e FIFA World Cup 2022?
Dizajni i logos zyrtare të FIFA World Cup përmban ngjyrat (burgundy) E kuqe në të zezë, dhe e bardhë, të flamurit të Katarit, transmeton IndeksOnline.
Dizajni i logos pasqyron dimensionin gjithëpërfshirës të turneut si një platformë për takimin e kulturave nga pjesë të ndryshme të botës, dhe në të njëjtën kohë përfshin elementë të frymëzuar nga kultura e Katarit dhe ajo arabe që janë në harmoni me komponentët e futbollit.

Grumbullimet në logo simulojnë formën e dunave të rërës që karakterizojnë shkretëtirën, dhe logoja e formësuar në numrin 8 pasqyron numrin 8, duke iu referuar numrit të stadiumeve që po i presin ndeshjet e kampionatit.
I referohet gjithashtu simbolit të pafundësisë, i cili mbart me vete një përkthim të natyrës së ndërlidhur të heroizmit dhe kryqëzimit midis traditës dhe modernitetit./IndeksOnline/