A e dini ku përfundojnë bagazhet e humbura?
Një nga frikërat më të mëdha të njerëzve që udhëtojnë është humbja e bagazhit. Janë të shumta rastet kur pasagjerit i humb bagazhi dhe nuk mund ta gjej.
Në disa raste bagazhi kthehet brenda 24 orëve nga humbja, por ka raste kur ajo nuk gjendet më kurrë, shkruan Indeksonline.
Por, a keni menduar ndonjëherë se çka ndodh me ato bagazhe që nuk kthehen kurrë, apo shkojnë në lokacion të gabuar?
Besoni apo jo, pjesa më e madhe e tyre përfundojnë në një dyqan në qytetin e vogël të Alabamas.
Në vitin 1970, një burrë me emrin Dolye Owens u nis nga Uashingtoni për të marr pjesën e parë të bagazhit që kishte mbetur pa destinacion.
Nga atëherë, ai i mbledh të gjitha bagazhet e humbura dhe i shet në dyqanin e tij të vogël, për çka ka interesim të madh për ta blerë.
Nuk duhej shumë kohë që mediat dhe aeroportet të ndjenin erën e dyqanit. Tani për gati pesë dekada, Dolye ka krijuar marrëdhënie të mira dhe besnike me të gjitha kompanitë ajrore anembanë vendit.
Por, qetësohuni sepse para se bagazhi juaj të shkoj në Alabama, është një procedurë e gjatë. Pas një procesi të gjatë prej tre muajsh kërkim, vetëm 7% të çantave mbesin pa u kthyer te pronarët. /Indeksonline/