75 Mall Live Search
22:50 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / Gj. Sh

A e dini kush janë golashenuesit më të mirë në eliminatoret e Kampionatit Evropian?

Tashmë kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian EURO 2024, i cili do të mbahet në Gjermani.

Deri më tani janë mësuar 21 kombëtare që do të jenë pjesë e EURO 2024, ndërsa tri të tjera do të mësohen play-off i Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.

Kualifikimin në Evropian e ka arritur edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi kuqëzinjët e Sylvinhos arritën të përmbyllin fazën e kualifikimeve të parët në grup, me 15 pikë, duke lënë prapa Çekinë dhe Poloninë.

Si golashenuesi më i mirë i fazës eliminatore është sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili ka shënuar 14 gola.

Në vendin e dytë ndodhet Cristiano Ronaldo me 10 gola ndërsa në TOP 3, futet edhe francezi, Kylian Mbappe me 9 gola./IndeksOnline/