22:21 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A e dini se cili qytet i Kosovës është ky? (Foto)

Qytetet e Kosovës po bëhen gjithnjë e më të zhvilluara.

Zhvillim i theksuar shihet në Skenderaj, i cili tashmë mburret me cilësinë e rrugëve të tij.

Rrugët në këtë qytet janë rregulluar sipas të gjitha standardeve, duke nisur nga vijëzimi për kalimin e këmbësorëve.

Nuk mungojnë as trotuaret për këmbësorë, e as semaforët për rregullimin e qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve.

Fotografitë i ka publikuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka shkruar, me shaka, se tani që puna për rrugët ka përfunduar, Skenderaj është gati për të vendosur gurthemelin e Shtëpisë së Operës.