75 Mall Live Search
08:45 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / L A

A e dini se kryetari i ri i Nju Jorkut ka aksione në klubin e njohur të La Ligas

Zohran Mamdani është kryetari i ri i Nju Jorkut.

Ai bëri edhe histori duke u bërë kryetari i parë musliman që arrin të mbajë postin e qytetit më të madh të SHBA-së.

Por a e keni ditur se Mamdani, ka aksione te një klub i njohur i futbollit në La Liga.

Ai është aksionar në pakicë i klubit Real Oviedo, që nga viti 2012 në kohën ku klubi ishte afër zhdukjes.

Në atë kohë Real Oviedo, ishte pranë falimentimit ku të cilët kishin hapur një kampanjë në rrjetet sociale, duke shitur edhe aksione të klubit për t’i shpëtuar kësaj./IndeksOnline/