A e falë Armina Mevlani tradhëtinë?!

Blogerja e njohur Armina Mevlani e cila prej vitesh shijon dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën, shpesh komunikon me “pyetje-përgjigje” me ndjekësit e saj në Instagram.
Mevlanin se fundi e kanë pyetur nëse do e falte tradhëtinë, e kur bëhet fjalë për për një çift të komentuar e të dashur nga publiku, vëmendja është e madhe kur bëhet fjalë për këtë temë:
“Mendoj, jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhëtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha do flisja me partnerin për të kuptuat “përsenë” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur”- shkruan Armina për pyetjen e bërë.
