75 Mall Live Search
23:11 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

A e ka lënë muzikën Unikkatili? – Që 2 vjet asnjë projekt!

Reperi, Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil pa dyshim është ndër emrat më të dashur e më të famshëm në industrinë e repit shqiptar.

Përkundër popullaritetit të madh që gëzon, Unikkatil ka mbi 2 vjet që nuk ka lansuar ndonjë projekt, transmeton Indeksonline.

Kënga e fundit e që e ka lansuar Unikkatil është me 21  korriik të vitit 2019 “Shqiptar” që ishte në bashkëpunim me Mozzikin.

Kurse projekti i fundit i tij ishte me 31 korrik të vitit 2018 “Ça jon” në bashkëpunim me Klepton  

Vitin e kaluar, me 21 prill, me anë të një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar se do të lansonte ndonjë projekt, por duket se nuk e ka ndërmend të ndodhë.

Përkundër mungesës së projekteve, këngët e tij të vjetra vazhdojnë të dëgjohen ende./Indeksonline/