A e kemi numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19? Tregon zëdhënësi i MSh-së

Kosova po vazhdon me trendin e lartë të vdekjeve si pasojë e infektimit me virusin korona. Derisa sot është raportuar se kemi numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, shkruan IndeksOnline.
Se Kosova nuk e ka shifrën aq alarmante për nga numri i të vdekurve e ka thënë Faik Hoti, e që është zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai këto të dhëna i ka publikuar në bazë të raporteve të përditshme të bëra nga institucionet.
Hoti përmes këtij shkrimi ka demantuar këto raportime duke bërë kështu një përllogaritje të numri të banorëvë të Kosovës dhe personave që kanë përfunduar me fatalitet gjatë këtyre 7ditëve.
“Numri i banorëve të Kosovës është 1.782.115. Nëse këto të dhëna i kthejmë në raport me 1 milionë banorë, i bie që gjatë kësaj periudhe (20-26 gusht) numri i të vdekurve në 1 milionë banorë ka qenë 37.5. Jo 54.2. As lapsi i thjeshtë s’po e qet ashtu”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i tij:
Në periudhën shtatë (7) ditore 20-26 gusht në Kosovë kanë vdekur 67 persona të prekur nga Covid-19.
Sipas datave si në vijim: më 20 gusht 13; 21 gusht-10; 22 gusht-9; 23 gusht-10; 24 gusht-13; 25 gusht-8 dhe 26 gusht -4.
Numri i banorëve të Kosovës është 1.782.115.
Nëse këto të dhëna i kthejmë në raport me 1 milionë banorë, i bie që gjatë kësaj periudhe (20-26 gusht) numri i të vdekurve në 1 milionë banorë ka qenë 37.5. Jo 54.2. As lapsi i thjeshtë s’po e qet ashtu.