A e keni ditur? Këto yje të Hollivudit refuzojnë botoksin
Në një botë të mbizotëruar nga ideja e ndryshimeve të vogla dhe të qëndruarit gjithnjë “e re”, ka disa gra që pranojnë të plaken.
Bëhet fjalë për disa nga aktoret më të famshme të kinematografisë botërore, që thonë se nuk kanë bërë dhe nuk do të bëjnë ndonjëherë ndërhyrje, shkruan IndeksOnline.
Të vendosura në mesin e shumë figurave që intervenojnë vazhdimisht për të mbajtur fytyrën e tyre sa më të re, aktoret si Meryl Streep, Halle Berry e Kate Winslet, nuk e shohin veten duke vendosur silikon në fytyrë.
Aktorja e njohur, Kiera Knightley, thotë se e sheh ndërhyrjen si një hap mbrapa.
“Operacion? Për vete? Shpresoj që jo. Nuk planifikoj të bëj. Është një hap mbrapa të mos mund të lëvizësh fytyrën.”
Nga ana tjetër, Drew Barrymore e sheh botoksin si një gjë që mbi të cilën nuk mund të kesh kontroll.
“Kam një personalitet shumë të madh varësie. Kurrë nuk kam përdorë heroinë dhe kurrë nuk dua të bëj operacion plastik. Më duket sikur janë gjëra që mund të të rrëshqasin nga duart”, tha ajo.
Ndërkohë, ikona e kinematografisë, Meryl Streep thotë: “Është si një flamur përpara pamjes. Kjo gjë, për një aktore, është sikur të vendosësh perde. Nuk është gjë e mirë”.
Halle Berry e sheh të rëndësishme të qëndrojë vetvetja, edhe nëse moshohet. Sipas saj, të moshuarit është gjë natyrale dhe që do t’iu ndodhë të gjithëve.
Kate Winslet e sheh fytyrën e saj si pasqyre të jetës.
“Mbaj krenari pasi jeta ime është në fytyrën time. Kjo gjë ka rëndësi. Nuk do të më shkonte mendja ta mbuloja këtë gjë”, tha ajo./IndeksOnline/

