A e keni ditur se si tremben zogjtë nga pista e Aeroportit të Prishtinës
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ekziston një njësi e veçantë e cila merret ekskluzivisht vetëm me largimin e zogjve nga pista e Aeroportit, raporton Indeksonline.
Kjo bëhet që të sigurohet aterimi dhe fluturimi i aeroplanit në mënyrë të sigurt.
Një makinë e veçantë lëshon zëra imitues të zogjve e cila i mbledhë ata në një vend e më pas dikush nga ekipi i specializuar shtien me armë për ti trembur zogjtë, por në asnjë formë duke i vrarë ata.
Shikojeni videon nga minuta 10:30 se si bëhet largimi i zogjve nga pista: