12:47 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

A e kopjoj Meghan idenë për librin e saj për fëmijë?

Këtë javë Dukesha Meghan ka bërë të ditur se e ka gati librin e saj të parë.

“The Bench” titullohet libri për të cilin mori kritika ende pa e publikuar, transmeton Indeksonline.

Ajo po akuzohet se e ka vjedhur këtë ide ku edhe aty bëhet fjalë për një baba dhe djalin e tij të cilët janë në qendër të vëmendjes.

Duket sikur ishte frymëzuar nga ky libër ngjashëm si për lidhjen e babait dhe djalit” shkruan një në Twitter.

Një tjetër thotë se “ Libri i Meghan është jashtëzakonisht i ngjashëm. A do ta konsideroj Corinne Averiss duke kërkuar të drejtat ligjore?”

Por a janë vërtetë të ngjashëm?

Vetë autori mendon se Jo. “Nëse lexoni përshkrimin dhe fragmentin e botuar të librit, nuk është e njëjta histori ose e njëjta temë. Unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri”.

Libri i Meghan flet për një lidhje të veçantë midis një babi dhe djalit të tij, nga këndvështrimi i një nene./Indeksonline/