A e mbani mend Dado Prson? Ishte serb, për tu bërë më pas një idhull i gjithë kroatëve

Dado Prso është një nga futbollistët më të mirë kroat në shekullin 21. Kulmin e karrierës e ka arritur te Monako ku pati sezone të jashtëzakonshme edhe në Ligën e Kampionëve.
Por, pak kush e din që Prso ishte serb dje kishte emrin Miladin. Prindërit e Prsos kishin jetuar në Serbi në vendin e quajtur Backa Topola.
Gjatë luftës Serbi-Kroaci, prindërit e tij u zhvendosën në Obrovac, qytet i vogël afër Zadarit. Duke jetuar në Kroaci, Miladini filloi të dashurohej me jetesën në Kroaci duke ndërruar më pas emrin në Dado Prso.
Hajduk Split ishte skuadra që e vërejtin talentin e tij, para se ta huazonte te Pazinka.
Prso më pas kaloi në futbollin francez ku ka luajtur për Rouen, Stade Raphael, Monaco e Ajaccio, para se të mbyllte karrierën te Rangers në Skoci.
Prso ka zhvilluar 32 ndeshje me Kroacinë duke shënuar nëntë gola./Indeksonline/
