12:40 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A e mbani mend kur “Lord Bendtner” theu rekord Guinness ndaj Tottenham në 2007 [Video]

Ai është shpeshherë ‘pre’ e gazeta sportive dhe karriera e ‘Lord Bendtner’ është me të vërtetë interesante.

Ai luajti për Arsenalin, Wolfsburgun dhe Juventusin gjatë një periudhe 10-vjeçare, ndërsa për kombëtaren e Danimarkës ai ka zhvilluar 79 ndeshje, duke shënuar 30 gola.

Të gjitha këto janë sigurisht për tu admiruar, por arritja e tij më e madhe deri më sot ka ndodhur në fillim të sezonit 2007/2008, kur Arsenali ishte nikoqir ndaj Tottenham në e Londrës Veriore.

Loja dukej e destinuar për barazim, pasiqë të dyja skuadrat dukeshin të lodhura. Por prit. “Lordi” ishte duke bërë ngrohjen anash fushe.

Bendtner hyri në fushë dhe shënoi golin më të shpejtë nga një zëvendësues, në historinë e Premier Ligës.

Ai hyri në fushe duke shënuar gol pas 6 sekonda, që është edhe një rekord botëror Guinness, për golin më të shpejtë të shënuar nga një zëvendësues. E gjithë kjo ndodhi më 22 dhjetor 2007. /IndeksOnline/