13:34 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

A e transferoi Bayerni vëllain e gabuar?

Bayerni gjatë verës bëri transferimin më të shtrenjtë në histori të Bundesligës, duke e blerë Lucas Hernandezin nga Atletico Madridi për 80  milionë euro.

Francezi ka bërë 682 minuta për kampionët gjerman deri tani, por ai ende nuk ka treguar vlerën e tij prej 80 milionësh.

Ai aktualisht është gati të kthehet në skuadër pas lëndimit të ligamentit të brendshëm në kyçin e këmbës së djathtë, shkruan Indeksonline.

Tani lind pyetja: A e morën bavarezsët vëllain e gabuar Hernández?

Ndërsa Lucasi bën rehabilitimin me ekipin, vëllai i tij i ri Theo (22) shënon gola dhe është kthyer në një lojtar klasi.

Mbrojtësi i majtë u transferua nga Real Madridi në AC Milan për 20 milionë euro, në verë.

Ai shënoi gjashtë gola në 19 ndeshje konkurruese, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të rosonerëve për momentin.

E çuditshme: Ndërsa si fëmijë Theo konsiderohej më i talentuari, u ftua nga Atlético për prova. Vetëm rastësisht u zbulua Lucasi.

Vëllezërit janë pothuajse si binjakë: Lucasi është një vit e gjysmë më i vjetër, dy centimetra më i shkurtër dhe kampion botëror.

Pozicioni i tij kryesor është mbrojtja qendrore, ku ai është planifikuar edhe për Bayernin. Ai luan në të majtë në ekipin kombëtar. Kjo është gjithashtu ana e Theos, këtu ai luan për Milanin. Me Real Madridin, Theo u bë fituesi i Champions League.

Të dy lojtarët ndryshuan klubet gjatë verës, u larguan nga Spanja dhe nënshkruan deri në vitin 2024.

Ata gjithashtu kanë të njëjtin agjent, nuk janë vetëm vëllezër por edhe miq të mirë. /IndeksOnline/