75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

A e voton LDK-ja Gluk Konjufcën, nëse propozohet?Lushaku: Është cikël i përmbyllur, po shkohet drejt zgjedhjeve

Sonte në Pressing diskutohet për pozicionimin e LDK-së në ngjarjet e fundit politike. Të ftuar janë dy zyrtarët e kësaj partie, Jehona Lushaku dhe Berat Rukiqi. Në studio janë panelistët Ilir Mirena, Zana Avdiu e Dibran Hoxha.

Lushaku dhe Rukiqi u pyetën lidhur me formimin e qeverisë së re, se a e voton LDK’ja, Glauk Konjufcën, nëse propozohet, të dy thanë se ky cikël është i përfunduar dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Na jemi tu shku drejt zgjedhjeve, qiky cikël i kësaj legjislature ka përfundu, është cikël i përmbyllur…”tha Lushaku./Indeksonline/