15:47 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A e ‘zbuloi’ kompozitori i njohur këngën e re të Elvana Gjatës? (Video)

Në datën 3 shkurt Elvana Gjata do të mbajë një recital privat në një nga hotelet e Tiranës.

Këngëtarja do të këndojë për të ftuarit specialë këngë të cilat nuk i ka nxjerrë akoma në treg. Dy bashkëpunëtorët të cilët do të kujdesen për artin e Elvanës janë Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Kjo u përforcua edhe nga fakti se ky i fundit, ka postuar në profilin e tij të ‘Instagram-it’ një video ku shfaqet bashkë me kantautorin Pirro Cako dhe në sfond dëgjohet demoni i një kënge. Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Duke punuar për një këngë të re për një artiste të mrekullueshme”.

Mos ndoshta kjo këngë është kënga e re e Elvana Gjatës dhe kantautori sapo na zbuloi surprizën?

My bro @pirrocako @darkodimitrov working on new songs for one great artist ??

A post shared by Darko Dimitrov (@darkodimitrov) on