75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / G T

A është duke agjëruar Lamine Yamal? Flet ylli spanjoll: Po, nuk më pengon asgjë në performancën time!

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal pas fitores ndaj Benficas me Barcelonën në Champions League ka treguar nëse është duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lamine Yamal u pa duke bërë iftar gjatë ndeshjes, kur gjyqtari i dha pak minuta pauz, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, gazetarët e pyetën nëse vërtetë është duke agjëruar dhe sa mund të ndikojë kjo në paraqitjet e tij.

“Po, kjo ka të bëjë me besimin tim. Unë kujdesem shumë për fenë time, agjërimi nuk më ka penguar kurrë në performancën time”, u shpreh Lamine Yamal.

Ylli spanjoll mbrëmë bëri një asist dhe shënoi një supergol pikërisht në kohën sa ishte duke agjëruar./Indeksonline/