A është duke e shqyrtuar Vetëvendosje ofertën e Anton Qunit? Flasin nga partia e Kurtit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci, ka thënë se çdo gjë në lidhje me atë se a do ta pranoj apo jo Vetëvendosje ofertën e Ministrit Anton Quni, që ta kthej në qeveri Agim Veliu, në mënyrë që të tërhiqet mocioni i mosbesimit, është spekulim, transmeton IndeksOnline.
“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar shkurt Bajqinovci.
Quni i tha kryeministrit Albin Kurtit se ka kohë gjatë pauzës që të tërheq vendimin dhe ta rikthejë Veliun, e në këtë mënyrë ai tha se do ta marrë përsipër që të flas me Isa Mustafën si kryetar të LDK-së dhe deputetët që ta tërheqin mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie. /IndeksOnline/