75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A është e gabueshme që po shkojë me vajzën e të dashurës së babit tim?

Jam duke pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e të dashurës së babit tim.

Sekreti i saj më bën ta dua edhe më shumë.

Unë jam një djalë 21 vjeçar dhe në skemën e trajnimit të menaxhmetit të një dyqani të madh detar.

Mamaja dhe babai im më në fund u divorcuan tre vjet më parë pas disa viteve probleme në lidhje.

Ndërsa, isha i trishtuar të shihja nënën që dilte për shëtitje për të “gjetur veten”, unë dhe vëllai im i vogël, shkuam të jetonim me babanë.

Por ishte lehtësim i madh se debatet e tyre më në fund kishin përfunduar, pas gjithë këtyre viteve.

Babai im nuk kishte pasur një të dashur deri vitin e kaluar, kur takoi nënën e një nxënësve e cila është në studime me vëllain tim të vogël, në mbrëmjen e prindërve të kolegjit. Babi u interesua për të dhe e angazhoi vëllain tim për të kërkuar nëse ajo ishte e vetme.

Ai mori llogarinë e saj në Facebook dhe ata filluan të takoheshin.

Ishte mirë ta shihja atë të lumtur për herë të parë që mund ta kujtojë dhe isha i lumtur për të. Gjithçka ishte duke ecur shumë shpejt dhe një ditë babi na tha se ajo dhe vajza e saj 18 vjeçe do vinte të jetonin me ne. Kështu ne filluam të kemi marrëdhënie të mira me vajzën e saj.

Një ditë ne shkuam në ditëlindjen e një shoku tonë të përbashkët- pimë pak më shumë se zakonisht dhe filluam të puthemi.

Pastaj shkuam lartë në një dhomë dhe patëm dhe marrëdhënie seksuale. Pas kësaj filluam të takohemi dhe të vazhdonim të kishim marrëdhënie seksuale.

Unë e di që nuk jemi të lidhur dhe nuk e shoh atë si motrën time, por ende ndihet keq.

Nga ana tjetër, ndihemi afër dhe ka një lëvizjes të mahnitshme mes neve dyve. A duhet të ndalojë që të shkojë më tej?

Përgjigja:

Ju të dy jeni të ri dhe beqar që keni rënë për njëri-tjetrin.

Nuk është e neveritshme dhe nuk ka asgjë të gabuar ligjërisht me ju që të keni marrëdhënie seksuale.

Por ti e kupton se babai dhe mamaja e saj ndoshta do të tmerroheshin nëse do e kuptonin këtë.

Ata mendojnë se kanë krijuar një njësi të re familjar. Do të ishte  e gabuar dhe e dëmshme për ju dhe të dashurën tuaj- nëse e konsideroni ashtu- të vazhdoni ta mbani këtë marrëdhënie të fshehtë.

Gënjeshtrat dhe mashtrimi gjithmonë çojnë në probleme dhe ndjenja të këqija. Nëse ju të dy mendoni se ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin janë të forta dhe të qëndrueshme për të qenë një marrëdhënie serioze tregoni prindërve tuaj dhe shpresojmë se do i e pranojnë atë.

Nëse nuk je gati për këtë, atëherë më së miri ta përfundosh tani. Të dy i jepni hapësirë njëri-tjetrit për t’ju ndihmuar të ecni përpara./Indeksonline/