21:03 / E Enjte, 01 Nëntor 2018

A është ende ‘beqar’, djali i presidentit Thaçi, Endriti ?!

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi dukshëm ka rralluar aktivitetet e tij në rrjetet sociale. Ai vazhdon të jetë kaq i pëlqyer nga gjinia femërore si për sharmin ashtu edhe fizikun e tij!

Ndonëse dikur, bëntë paraqitje shumë të shpeshta nga vende të ndryshme të botës, tani ai dukshëm ka reduktuar edhe imazhet në llogaritë personale.

Kohë më parë, u përfol aq shumë për lidhjen e tij me aktoren e serialit “O sa mirë”, Arta Nitaj, mirëpo po e njëjta lidhje nuk doli të ishte serioze- transmeton Indeksonline.

Arta dhe Endriti i shkëputën raportet me njëri- tjetrin jo shumë moti pas që u zbulua lidhja e tyre.

Tani, djali i presidentit duket se po e ruan si mos më mirë jetën e tij private, duke mos zbuluar kaherë, asgjë për statusin e tij.

Për Endritin, nuk mungojnë komentet e pëlqimet e shumta nga gjinia e bukur derisa të njëjtat thurrin lavde për të sa herë që ai publikon ndonjë fotografi.

Megjithatë, vështirë të besohet se Endriti vazhdon të jetë ‘single’. /Indeksonline/