A është ftuar Piatek nga Milani? Ja lista e Piolit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Cagliarit.
Mediat raportojnë se sulmuesi Piatek është pranë kalimit te Tottenham, por trajneri italian e ka ftuar atë për ndeshjen e radhës në Serie A.
Piatek është në listën e 22 lojtarëve të ftuar, gjë që konfirmon se Milani ende llogaritë në të.
Pjesë e të ftuarve sigurisht që është edhe Ibrahimovic, suedezi i cili pritet të startojë nga minuta e parë në këtë përballje./Indeksonline/
