14:02 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A është i gatshëm Messi për Interin? Përgjigjet Valverde

Pas lëndimit të krahut ndaj Sevillas, mungesa e Messit ndaj Interit u vlerësua pothuajse e sigurtë. Megjithatë, këtë nuk e ka pohuar Valverde.

Trajneri spanjoll është paraqitur në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Vallecanon, ku është pyetur poashtu nëse Messi mund të rikthehet ndaj Interit në ndeshjën e kthimit në Ligës e Kampionëve.

“A do të luajë Messi në Milano? Ende është herët për ta kuptuar nëse Messi do të jetë në atë ndeshje. Është normal me lëndimin që ka pësuar, në krah, të inkorporohet në stërvitje ashtu siç edhe ka bërë”.

Vlen të theksohet se Messi këtë javë është kthyer në stërvitje të rregullta me pjesën tjetër të grupit.

Barcelona luan të martën në ‘San Siro’ ndaj Interit, pas fitores 2-0 në ‘Camp Nou’ /IndeksOnline/