75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 13 Janar 2026 / b l

A është i interesuar për kreun e LDK-së nëse Abdixhiku bëhet president, flet Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nëse do të merrte drejtimin e LDK-së në rast se këtë vend e lëshon kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.

“A mendoni ta merrni postin e kryetarit të LDK-së nëse Lumir Abdixhiku bëhet president i Kosovës”, ishte pyetja për Ramën.

Ai duke u përgjigjur tha se fokusin e ka në kryeqytet, ndërsa tha do të ndihmojë partinë nëse ka nevojë për të.

“E kam cek edhe më përpara që unë jam kryetar i kryeqytetit. Kam një mandat katërvjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm përbrenda partisë, të cilët munden  me i çu proceset përpara. S’ma merr mendja që kanë nevojë për mua, por po them unë jam këtu për kryeqytetin dhe për qytetarët e kryeqytetit. E kur je për kryeqytetin, je për krejt Kosovën, prandaj do të jem aty në ndihmë për çfarëdo ndihme që do të kenë nevojë, por fokusi im është kryeqyteti”, tha ai.